Republikanët nuk bllokojnë buxhetin që çon në mbylljen e pjesshme të qeverisë amerikane

Republikanët nuk bllokojnë buxhetin që çon në mbylljen e pjesshme të qeverisë amerikane

21:34, 30/09/2023
A+ Aa A-

Republikanët nuk tregohen bllokues, Dhoma e Përfaqësuesve, e kontrolluar prej tyre, miratoi një projektligj për një buxhet afatshkurtër, që mund të shmang mbylljen e pjesshme të qeverisë amerikane, pas miratimit në Senat.

Nëse kalon Senatin, Kongresi do të ketë 45 ditë për gjetur një kompromis për miratimin e buxhetit të plotë për vitin e ri fiskal.

Kundërshtitë brenda republikanëve, që kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve, rrezikojnë ta çojnë qeverinë amerikane drejt mbylljes së saj të katërt të pjesshme brenda një dekade.

Senati, që kontrollohet nga demokratët, po punon për një plan financimi 7-javor, që do të mbante hapur qeverinë deri në mes të muajit nëntor, duke u dhënë më shumë kohë ligjvënësve për të hartuar një buxhet të plotë për vitin e ardhshëm financiar, që fillon më 1 tetor.

Megjithatë, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, që kontrollohet nga republikanët, Kevin McCarthy, ka refuzuar që plani i Senatit të hidhet për votim në Dhomën e Përfaqësuesve.

Nëse nuk arrihet një marrëveshje për një buxhet të përkohshëm, atëherë rreth 4 milionë punonjës të qeverisë federale dhe pjesëtarë të shërbimit ushtarak të Shteteve të Bashkuara, nuk do të paguhen gjatë kësaj periudhe. Disa punonjës në detyra thelbësore për mbarëvajtjen e vendit dhe sigurinë kombëtare do të vazhdojnë të ushtrojnë detyrat e tyre pavarësisht miratimit apo jo të buxhetit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco