Lajmi i fundit

‘Doçi, Avdyli dhe 4 oficerë u lejuan t’ja mbathin’/ Berisha: Skrapi dhe policia hodhën në erë operacionin me 50 mandate arresti

Seks me të burgosurin palestinez: Ushtaret izraelite nuk do të shërbejnë më në burgjet e sigurisë

Seks me të burgosurin palestinez: Ushtaret izraelite nuk do të shërbejnë më në burgjet e sigurisë

11:11, 30/09/2023
A+ Aa A-

Ushtaret izraelite do të ndalohen të shërbejnë si gardiane në burgjet e sigurisë së lartë pas akuzave për marrëdhënie seksuale me një të burgosur palestinez.

Mediat izraelite thonë se një ushtare pranoi se kishte pasur intimitet fizik me një palestinez që thuhet se kishte kryer një sulm vdekjeprurës ndaj qytetarëve izraelitë.

Gruaja mendohet se ka qenë në shërbimin ushtarak, i cili është i detyrueshëm për shumicën e izraelitëve.

Gratë duhet të shërbejnë për të paktën dy vjet dhe burrat për afro tre vjet.

Emri i ushtares dhe i të burgosurit që vuan dënimin e përjetshëm nuk bëhet i ditur.

Gjykata që shqyrtoi çështjen urdhëroi që detaje të tjera, përfshirë vendndodhjen e burgut, të mos zbuloheshin.

Mediat izraelite raportuan gjithashtu se gjatë marrjes në pyetje, ushtarja –e  cila është arrestuar - pretendoi se katër gra të tjera kishin pasur gjithashtu marrëdhënie intime me të njëjtin burrë.

I burgosuri palestinez u transferua nga qelia e tij në një krah të veçuar përpara marrjes në pyetje, tha Shërbimi i Burgjeve të Izraelit.

Të premten, shefi i Burgjeve, Katy Perry dhe ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, njoftuan se ushtaret nuk do të shërbenin më në burgjet e sigurisë së lartë ku mbahen "terroristët" palestinezë.

Mediat izraelite cituan Ben-Gvir të thoshte se deri në mesin e vitit 2025 "asnjë grua e vetme ushtare nuk do të mbetej në kahun e të burgosurve për çështje sigurie".

Ka pasur thirrje të përsëritura që shërbimi i ushtareve femra izraelite në burgjet izraelite të sigurisë së lartë të ndërpritet. Megjithatë, më parë këto ngecën për shkak të mungesës së personelit për t'i zëvendësuar.

Vitin e kaluar, ministrat izraelitë urdhëruan një hetim pas një skandali në një burg, në të cilin pretendohej se të dënuarit palestinezë kishin sulmuar dhe përdhunuar ushtarët femra që shërbenin si roje burgu dhe se disa oficerë të lartë burgu i kishin "përdorur" rekrutet për të qetësuar të burgosurit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco