Turbulenca të forta në ajër para uljes së avionit, 8 pasagjerë të plagosur

Turbulenca të forta në ajër para uljes së avionit, 8 pasagjerë të plagosur

09:18, 27/09/2023
A+ Aa A-

Tetë pasagjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e turbulencave të forta, pak para uljes së avionit në Florida, SHBA.

Sapo avioni ka bërë uljen e saj në Florida, 7 pasagjerët e plagosur dhe 1 anëtar i ekuipazhit u dërguan në spital, raportojnë mediat e huaja.

Në korrik, katër u plagosën në një incident të ngjashëm në një fluturim të “Allegiant Air” nga Karolina e Veriut në Florida.

Sipas të dhënave të FAA, në vitin 2022 katër udhëtarë dhe 13 anëtarë të ekuipazhit të fluturimit u plagosën për shkak të turbulencave në fluturimet në Shtetet e Bashkuara.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco