VIDEO/ Zjarri në një fabrikë në Tajvan, shkon në 10 numri i të vdekurve dhe 100 të plagosur

VIDEO/ Zjarri në një fabrikë në Tajvan, shkon në 10 numri i të vdekurve dhe 100 të plagosur

09:03, 25/09/2023
A+ Aa A-

Katër personat e zhdukur pas zjarrit që shpërtheu të premten mbrëma në një fabrikë në Tajvan janë gjetur të vdekur, duke e çuar numrin e viktimave në dhjetë. Më shumë se 100 persona, kryesisht punëtorë, mbetën të plagosur.

Katër zjarrfikës humbën jetën në përpjekje për të shuar zjarrin dhe shpëtuan punëtorët e bllokuar brenda fabrikës, ku shpërthimet e njëpasnjëshme shkaktuan një shembje të pjesshme të objekteve.

Presidentja e Tajvanit Tsai Ing-wen vizitoi vendin e tragjedisë të dielën dhe shprehu ngushëllimet e saj për familjet e viktimave.

Autoritetet kanë urdhëruar një hetim për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco