Demokratët mund të heqin dorë nga Biden për Michelle Obaman në vitin 2024

Demokratët mund të heqin dorë nga Biden për Michelle Obaman në vitin 2024

15:06, 23/09/2023
A+ Aa A-

Ish-Zonja e Parë e SHBA-ve, Michelle Obama mund të “hidhet me parashutë” në Konventën Kombëtare Demokratike vitin e ardhshëm dhe të emërohet si kandidatja e partisë për president në vend të Joe Biden.

Senatori republikani i Teksasit, Ted Cruz bëri këtë pretendim të pabazuar në fillim të kësaj jave, ku diskutoi rreth mënyrave të shumta se si demokratët e shqetësuar për gjendjen shëndetësore të Bidenit mund të përpiqen ta mbajnë presidentin 80-vjeçar jashtë garës presidenciale të vitit 2024-s.

“Pra, ky është skenari që unë mendoj se është ndoshta më i mundshmi dhe më i rrezikshmi”, tha Cruz. “Në gusht të vitit 2024, demokratët do ta lënë Joe Bidenit dhe do të mbështeten te Michelle Obama. Unë e shoh këtë si një rrezik shumë serioz”, shtoi ai.

Senatori vuri në dukje se konventa e DNC-së në gusht të vitit 2024 do të mbahet në Chicago – vendlindja e Obamës – dhe argumentoi se është “mundësia e përsosur për të hedhur dikë me parashutë” për të zëvendësuar Bidenin, raporton nypost.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco