Vajza 2-vjeçare e humbur u gjet në gjumë në pyll duke përdorur qenin si jastëk

Vajza 2-vjeçare e humbur u gjet në gjumë në pyll duke përdorur qenin si jastëk

08:36, 22/09/2023
A+ Aa A-

Një vajzë dyvjeçare që u largua nga shtëpia e saj në Michigan së bashku me dy qentë e familjes u gjet në pyll disa orë më vonë duke fjetur mbi qenin më të vogël si një jastëk me gëzof, tha policia e shtetit.

“Ajo u shtri dhe përdori një nga qentë si jastëk, ndërsa qeni tjetër u shtri pranë saj dhe e mbrojti,” tha të enjten nënkoloneli Mark Giannunzio (via Associated Press). "Është një histori vërtet e jashtëzakonshme."

Policia përdori dronë dhe qen për ta kërkuar, ndërsa qytetarët nga Michigan dhe Wisconsin ndihmuan për të kërkuar vajzën në zonën e pyllit.

Rreth mesnatës, një qytetar e gjeti vajzën rreth 4.8 km larg shtëpisë së saj, tha policia e shtetit. Gjendja e saj shëndetësore ishte e mirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco