Zbuloi të dhëna tronditëse, arrestohet gazetarja e njohur

Zbuloi të dhëna tronditëse, arrestohet gazetarja e njohur

11:50, 21/09/2023
A+ Aa A-

Një gazetare franceze u ndalua, mbrëmjen e kaluar, dhe u mor në pyetje nga policia në lidhje me një lajm të publikuar në vitin 2021, sipas të cilit inteligjenca franceze është përdorur nga Egjipti për të vrarë civilë.

Policia bastisi më 19 shtator banesën e gazetares, Ariane Lavrilleux, dhe më pas e shoqëroi atë në komisariat. Sipas avokatit mbrojtës, ajo u mor në pyetje në lidhje me një hetim që vinte në rrezik sigurinë kombëtare. Pas disa orësh, Ariane u la e lirë.

Për këtë çështje, reagoi dhe Amnesty International e cila e cilësoi si shqetësuese për fjalën e lirë, arrestimin e gazetares.

“Të ndalosh një gazetare sepse kreu punën e saj dhe nxori në dritë informacione për interesin publik, mund të jetë një kërcënim për lirinë e shtypit”, shkruhet në një reagim.

Sipas raportimeve, Lavrilleux u pyet nga oficerët e inteligjencës franceze në selinë qendrore të Sigurisë së Brendshme, DGSI.

Në artikullin e saj të publikuar në 2021, Lavrilleux përdori dokumente sekrete, sipas të cilave, autoritetet egjiptiane përdorën inteligjencën franceze për të bombarduar dhe vrarë kontrabandistët në kufirin mes Egjiptit dhe Libanit në vitet 2016-2018.

Lajmi u publikuan në faqen investigative franceze “Disclose”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco