Jo njëherë, por dy – tanku ukrainas godet direkt atë rus nga një distancë shumë e vogël

Jo njëherë, por dy – tanku ukrainas godet direkt atë rus nga një distancë shumë e vogël

11:34, 21/09/2023
A+ Aa A-

Beteja të ashpra po zhvillohen mes ukrainasve dhe forcave pushtuese ruse, në pothuajse tërë territorin e Ukrainës.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet sesi tanku ukrainas nga një distancë shumë e afërt arrin ta hedhë në erë tankun rus.

Ishin lisat që i ndanin dy mjetet luftarake dhe në një moment tyta e topit të tankut ukrainas drejtohet nga ajo ruse, dhe pa u menduar dy herë shkrep predhën që e shkatërron.

Për t’u siguruar se ajo assesi nuk do të lëvizë më, e godet edhe një herë duke bërë që copat e saj të shpërndahen në fushën e gjelbëruar.

Në video shihet një ushtar rus që zbret nga tanku pas goditjes së parë, ndërsa goditja e dytë ishte aq e menjëhershme, sa që nuk dihet asgjë për fatin e tij.

Betejat mes tankeve janë shumë të rralla si në këtë rast, për faktin se të dyja palët i konsiderojnë si shumë të vlefshme dhe nuk i ekspozojnë edhe aq shumë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco