Të shtëna në ndërtesën e ambasadës amerikane në Liban

Të shtëna në ndërtesën e ambasadës amerikane në Liban

11:16, 21/09/2023
A+ Aa A-

Të shtëna me armë zjarri u raportuan të mërkurën vonë në mbrëmje në ndërtesën e ambasadës amerikane në Liban. Zëdhënësi i ambasadës amerikane, Jake Nelson, ka bërë të ditur se nuk ka të lënduar.

“Në orën 22:37, janë qëlluar të shtëna pranë hyrjes së ambasadës amerikane. Nuk pati të lënduar dhe objektet tona janë të sigurta”, tha Jake Nelson, duke shtuar se ambasada amerikane është në kontakt të ngushtë me autoritetet libaneze të sigurisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco