Rusët bombarduan qytetin ukrainas, pamje nga operacioni i kërkim-shpëtimit

Rusët bombarduan qytetin ukrainas, pamje nga operacioni i kërkim-shpëtimit

09:33, 21/09/2023
A+ Aa A-

Ministri ukrainas i Punëve të Brendshme, Ihor Klimenko ka publikuar një video të realizuar në Cherkasi, një qytet tjetër ukrainas që u granatuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga forcat ruse.

Në video shihet operacioni i kërkim-shpëtimit të mbijetuarve dhe plagosurve, që kanë mbetur nën rrënojat e ndërtesës së shembue.

Klimenko në kanalin e tij në Telegram, ka njoftuar se operacioni i kërkim-shpëtimit po vazhdon, duke shtuar se akoma janë në kërkim të personave që mund të kenë ngecur nën rrënoja.

Në anën tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ka kritikuar ashpër Rusinë – duke theksuar se po kryen gjenocid.

Madje gjatë fjalimit të ambasadorit rus në OKB, Zelensky ka bojkotuar fjalimin e tij duke lëshuar përkohësisht sallën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco