FOTO/ Marina braziliane sekuestron 3.6 tonë kokainë, sasia më e madhe e zbuluar në det

FOTO/ Marina braziliane sekuestron 3.6 tonë kokainë, sasia më e madhe e zbuluar në det

09:20, 21/09/2023
A+ Aa A-

Marina braziliane njoftoi të martën se kishte sekuestruar 3.6 ton kokainë, e cila po transportohej nga një varkë në brigjet e shtetit verilindor Pernambuco. Policia e cilësoi këtë si kapja më e madhe e drogës nga Brazili në det të hapur.

Në një deklaratë, thuhet se kjo varkë përdorej për transportimin e njerëzve dhe ngarkesave përgjatë bregut me pesë anëtarë të ekuipazhit që shkonin në Afrikë. Anija u tërhoq nga anija patrulluese në portin e Recife, raporton Reuters.

Sekuestrimi vjen pas një sërë operacionesh të zhvilluara nga Marina për të luftuar transportin e drogës në bregdetin e vendit. Sipas Marinës, që nga viti 2020 janë sekuestruar mbi 17 ton kokainë, 4.3 ton hashash dhe 14 ton marijuanë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco