Meloni në OKB: Nuk do të lejoj që Italia të bëhet kampi i refugjatëve në Evropë

Meloni në OKB: Nuk do të lejoj që Italia të bëhet kampi i refugjatëve në Evropë

08:38, 21/09/2023
A+ Aa A-

Nuk do të lejoj që Italia të bëhet kampi i refugjatëve të Evropës, tha sot kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni në samitin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, në Nju Jork.

Kryeministrja e ekstremit të djathtë  Meloni tha se nuk do ta linte vendin të shndërrohej në ‘kampin e refugjatëve të Evropës’.

Deklarata e Melonit vjen pasi mijëra njerëz kërkuan strehim dhe zbarkuan në bregun e Italisë.

“Fluksi i refugjatëve ka bërë gjithashtu që Franca të forcojë kontrollet në kufirin e saj me Italinë”, raportoi “The Guardian”.

Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, Giorgia Meloni tha se numri i madh i migrantëve që mbërriti në Lampedusa e kishte vënë Italinë ‘nën presion të jashtëzakonshëm’.

Lampedusa është një ishull i vogël siçilian që për vite ka qenë porti i parë i thirrjes për njerëzit që kalojnë një pjesë të rrezikshme të Detit Mesdhe nga Afrika e Veriut.

Meloni vizitoi të dielën ishullin e Lampeduzas së bashku me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Gjatë vizitës, Meloni tha se ‘E ardhmja e Evropës është në rrezik’ nëse vendet e BE-së nuk punojnë së bashku për të gjetur ‘zgjidhje’.

“Emigracioni i parregullt është një sfidë evropiane që ka nevojë për një përgjigje evropiane”, tha Meloni.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco