Mesazhi që la Kim Jong Un në librin e vizitorëve të Kozmodromit Vostochny

Mesazhi që la Kim Jong Un në librin e vizitorëve të Kozmodromit Vostochny

09:08, 13/09/2023
A+ Aa A-

Më herët gjatë ditës së sotme, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i tregoi liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ambientet e portit hapësinor rus dhe lideri i Koresë së Veriut u pa duke nënshkruar librin e vizitorëve të qendrës.

BBC tha se tan ka një përkthim më të qartë të asaj që ai shkroi: "Lavdia për Rusinë, e cila lindi pushtuesit e parë të hapësirës, do të jetë e pavdekshme".

Kim dhe Putin kanë marrë me vete zyrtarët më të lartë të tyre

Në të dy delegacionet, të Koresë së Veriut dhe atij rus, përfshihen diplomatë të lartë dhe komandantë ushtarakë - një tregues i llojit të negociatave që mund të zhvillohen midis dy liderëve.

Te shoqëruesit e Kim përfshihet komandanti i Ushtrisë Popullore Koreane; Ri Pyong Chol, numrin dy i tij; Pak Jong Chon dhe Jo Chun Ryong të Departamentit të Industrisë së Municioneve të Koresë së Veriut.

Siç mësuam sot, në Rusi ka shkuar edhe motra e tij me ndikim Kim Yo Jong.

Ndërkohë Putin që ka udhëtuar në distancë të madhe nga Moska, ka sjellë me vete ministrin rus të mbrojtjes Sergei Shoigu dhe ministrin e jashtëm Sergei Lavrov.

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco