Zbulohet se për çfarë do të bien në marrëveshje Koreja e Veriut dhe Rusia

Zbulohet se për çfarë do të bien në marrëveshje Koreja e Veriut dhe Rusia

10:51, 12/09/2023
A+ Aa A-

Në tete-a-tete që Vladimir Putin dhe Kim Jong Un pritet të kenë sot në Vladivostok të Rusisë, përveç komenteve lajkatare që do të shkëmbejnë për t'i treguar komunitetit ndërkombëtar se të dy vendet janë të bashkuar si një grusht, ata do të vënë nënshkrimet e tyre në një marrëveshje në lidhje me sistemet dhe pajisjet e armëve.

Sipas ekspertëve të cituar nga gazeta Bild , presidenti rus do t'i kërkojë Kimit raketa, ndërsa lideri i Koresë së Veriut do t'i kërkojë Putinit satelitë, nëndetëse dhe ushqim për bashkëqytetarët e tij.

 

 

Herët në mëngjes, lideri i Koresë së Veriut mbërriti në Rusi me trenin e tij të blinduar.

Kim shoqërohet nga zyrtarë të rangut të lartë të qeverisë, Partisë Komuniste dhe ushtrisë, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve e Koresë së Veriut, KCNA .

Dje, Kremlini konfirmoi takimin mes dy liderëve, ndërsa raportet nga Pheniani treguan se bisedimet mes dy politikanëve ka të ngjarë të jenë për një marrëveshje armësh.

 

 

Sipas ekspertëve, Putinit i duhen predha artilerie nga Koreja e Veriut për t'i përdorur në luftën e ndezur në Ukrainë, ndërkohë që Kim po kërkojë teknologjitë e avancuara ruse për satelitët dhe nëndetëset, si dhe ushqimin për vendin e tij të varfër.

Përpara takimit të ardhshëm, Uashingtoni u shpreh me nota humori, se Putini duhet t'i "lutet" Kim-it që ta ndihmojë atë ndërkohë që ende po sulmon Ukrainën.

Siç raporton gazeta britanike "Guardian" , treni i blinduar i Kim Jong Un u ndal mëngjesin e sotëm në Hassan, porta kryesore hekurudhore në Lindjen e Largët të Rusisë nga Koreja e Veriut.

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia japoneze e lajmeve “Kyodo”, duke cituar një burim zyrtar rus, por pa e përmendur atë.

Takimi i dy udhëheqësve  pritet të bëhet pasdite, në margjinat e Forumit Ekonomik Lindor në portin rus të Vladivostok, ku tashmë ndodhet presidenti rus.

Udhëtimi i Kim Jong Un në Rusi dhe takimi i tij me Vladimir Putin do të jetë një vizitë për të forcuar lidhjet midis dy vendeve, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov në një video të postuar në internet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco