Mbijetoi 13 ditë në Amazonë pas përplasjes së avionit, piloti vdes në aksidentin e dytë fatal

Mbijetoi 13 ditë në Amazonë pas përplasjes së avionit, piloti vdes në aksidentin e dytë fatal

22:37, 07/09/2023
A+ Aa A-

Vitin që shkoi piloti Otavio Augusto Munhoz da Silva u zhduk pa lënë gjurmë pas një aksidenti në pyjet e Amazonës, por mrekullisht u gjet gjallë pasi kishte mbijetuar për 13 ditë në botën e egër.

Tragjikisht duket se fati i tij i mirë ka mbaruar teksa raportohet se ka humbur jetën gjithashtu në një aksident ajror mbi Amazonë së fundmi.

Avioni i Munhoz da Silva është zhdukur kësaj here më 28 gusht dhe u shpall i zhdukur nga familjarët më 1 shtator.

Një operacion i gjerë kërkimi nisi, por 38-vjeçari u gjet rrjedhimisht i vdekur bashkë me avionin e tij të shkatërruar në Mucajai, në veri të Brazilit.

Zyrtarët kryen një autopsi para se t’i kthenin trupin familjarëve, të cilët e varrosën në  qytezën e Londrina, në jug të Brazilit.

Familjarët e Otavio thanë se ai punonte si taksi private me avionin e tij, duke fluturuar shpesh mbi pyjet e dendura të Amazonës.

Policia tha se po heton shkaqet e përplasjes së fundit, që vjen 11 muaj pas zhdukjes herën e kaluar dhe se po heton për natyrën e mallrave apo personave që piloti transportonte.

Në përplasjen e 27 shtatorit 2022 ai u konsiderua i humbur nga autoritetet për 13 ditë, para se mrekullisht të gjendej në këmbë e duke ecur në pyjet e pamasa, në kërkim të ndihmës.

Asokohe autoritetet braziliane thanë se avioni i tij ishte gjetur në pyjet tropikale pranë lumit  Mucajai River dhe se kishte shenja zjarri të qëllimshëm.

Nëna e Otavio, Maria Lucia Munhoz Silva tha asokohe: “Unë kisha besim se ai mund të mbijetonte, ai mbante gjithmonë një çantë me mjekime dhe ushqime me vete, lutjet e mia besoj se shpëtuan atëherë, nuk e di se sa vetë janë lutur për të, por isha e lumtur me lajmin e shpëtimit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco