Biznesmenja e zhdukur prej 7 vitesh u vra nga ‘Ndrangheta’, me kufomën e saj ushqyen derrat

Biznesmenja e zhdukur prej 7 vitesh u vra nga ‘Ndrangheta’, me kufomën e saj ushqyen derrat

20:50, 07/09/2023
A+ Aa A-

Bizsnemenja, 42-vjeçare, Maria Cidamo nga Kalabria, u shpall e zhdukur më 6 maj 2016 në komunitetin Libadi në provincën e Vibo Valentia.

Sipas autoriteteve italiane, 42-vjeçarja u vra nga anëtarët e ‘Ndrangheta-s’ pasi donin t’i rrëmbenin pronën që i kishte lënë burri i saj kur ai vrau veten.

Sipas policisë, mafiozi që e vrau ishte 57 vjeçari Salvatore Ascone, i cili u arrestua sot.

Akti më makabër, bëhet me dije se 57 vjeçari e ka copëtuar kufomën e biznesmenes e më pas ua ka dhënë derrave ta hanë.

Sipas drejtorisë lokale ky nuk është rasti i parë pasi ‘Ndarngheta’, mafia më e fuqishme Italiane dhe tregtarët më të mëdhenj të kokainës, shpesh asgjesojnë kufomat duke ushqyer derrat.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco