Përgjimet ukrainase/ Ushtarët rusë ankohen nga fronti: Na shkatërruan, nuk marrim dot të plagosurit

Përgjimet ukrainase/ Ushtarët rusë ankohen nga fronti: Na shkatërruan, nuk marrim dot të plagosurit

14:09, 06/09/2023
A+ Aa A-

Ushtarët rusë po ankohen në telefon, pretendon një shërbim inteligjent ukrainas që ka ndarë pjesë nga bisedat e përgjuara nga ushtarët rusë.

Gjatë verës, shërbimi i inteligjencës ukrainase SBU thuhet se ka regjistruar disa telefonata të bëra nga ushtarë rusë që luftojnë në Ukrainën lindore dhe jugore.

Nëse duam t'i besojmë shërbimit inteligjent, ankesat për pajisje të dobëta, mungesë municionesh, stërvitje të dobët dhe humbje të mëdha janë të shpeshta në telefonatat në Rusi.

-Në një nga bisedat telefonike që shërbimi i inteligjencës ukrainase thuhet se ka përgjuar nga ushtarët rusë thuhet se;  krahasojnë situatën e tyre me forcat më të këqija sovjetike të përjetuara gjatë pushtimit të Bashkimit Sovjetik nga Gjermania naziste dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore.

 Asnjë municion i mallkuar, asgjë! A duhet t'i përdorim gishtat si bajonetë?

Kështu thuhet të ketë thënë një ushtar rus në një nga gjithsej 17 telefonatat që janë regjistruar në dy javët e para të korrikut. Është agjencia e lajmeve Reuters që ka fituar qasje në llojin e  bisedave dëshpruese!

Në një tjetër bisedë telefonike, një ushtar rus mësohet se i ka treguar gruas së tij se si forcat ruse i lënë në fushën e betejës bashkëluftëtarët e plagosur.

Ai gjithashtu thotë se një batalion i përbërë nga pesëqind burra u asgjësua.

Nuk ka mbetur asnjë!

Në bisedë, ushtari rus mësohet të ketë deklaruar se këto humbje kanë ndodhur në Lyman në Donetsk në Ukrainën lindore. Ushtria ukrainase raportoi për luftime të ashpra dhe kundërsulme ruse në zonë në kohën kur telefonata u përgjua.

Në një bisedë tjetër, një ushtar i thotë nënës së tij në Rusi:

U bëmë copë-copë, kufomat janë mbetur atje dhe nuk mund t'i marrin, me gjasë tashmë janë të kalbur dhe të ngrënë nga dheu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco