Papa Françesku u nis për në Mongoli

Papa Françesku u nis për në Mongoli

09:17, 01/09/2023
A+ Aa A-

Papa Françesku është nisur për në Mongoli pasditen e djeshme, në udhëtimin e tij të 43-të apostolik ndërkombëtar.

Është hera e parë që një Papë shkon në vendin aziatik, mes Kinës dhe Rusisë. Është ky udhëtim “shumë i dëshiruar” ku Françesku do të shkojë si “vëllai i të gjithëve”, siç tha vetë. Shtatë mijë kilometra për të vizituar një tjetër ‘periferi’ të botës, ku e pret bashkësia katolike e vogël, por tejet e gjallë, që jeton në atë vend, rreth 1500 besimtarë.

“Të shpresojmë së bashku”

Papa kthehet në zemër të Azisë pothuajse një vit pas udhëtimit të tij apostolik në Kazakistan. Shkon në Mongoli për të mbështetur katolikët, por edhe për të ripohuar nevojën për dialog në një vend me popullsi me fe të ndryshme, shumica budistë. Motoja e udhëtimit “Të shpresojmë së bashku” vë mirë në dukje synimin e Atit të Shenjtë, i cili shkon pikërisht për t’u dhënë shpresë katolikëve, por edhe gjithë popullsisë, në udhën e saj demokratike e në vijimin e traditës së bashkëjetesës fetare e paqësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco