52 të vdekur nga zjarri në një bllok apartamentesh në qendër të Johanesburgut

52 të vdekur nga zjarri në një bllok apartamentesh në qendër të Johanesburgut

08:16, 31/08/2023
A+ Aa A-

Të paktën 52 persona kanë vdekur pasi një zjarr shpërtheu në një bllok banesash në Johanesburg, thonë autoritetet e Afrikës së Jugut.

Më shumë se 40 të tjerë janë plagosur.

Autoritetet e Johanesburgut thonë se është e paqartë se çfarë shkaktoi zjarrin në ndërtesën pesëkatëshe në qendër të qytetit.

Një zëdhënës i shërbimeve të urgjencës, Robert Mulaudzi, tha për BBC se zjarrfikësit ishin në gjendje të nxirrnin disa nga banorët.

Ai tha se zjarri kishte djegur ndërtesën dhe se kërkimet për viktimat e tjera po vazhdojnë.

Një video e postuar në platformën X, e njohur më parë si Twitter, nga zoti Mulaudzi tregoi kamionë zjarrfikës dhe ambulanca jashtë ndërtesës me dritare të djegura.

Fotot nga vendi i ngjarjes tregonin trupa të mbuluar të rreshtuara pranë ndërtesës së djegur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco