Aleatët e Netanyahut: Armëpushimi në Gaza është i barabartë me disfatën

Aleatët e Netanyahut: Armëpushimi në Gaza është i barabartë me disfatën

15:38, 29/04/2024
A+ Aa A-

Aleatët e ekstremit të djathtë të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu po rrisin presionin ndaj liderit izraelit për të refuzuar një plan armëpushimi në Gaza, duke vënë në pikëpyetje stabilitetin e qeverisë së tij nëse ai nuk vazhdon me sulmin në Rafah.

Përfaqësuesit e Hamasit priten në Kajro sot, ndërsa ndërmjetësit shtuan përpjekjet për të ndërmjetësuar një marrëveshje armëpushimi përpara një ofensive të planifikuar izraelite kundër Rafah, shtëpia e rreth një milion palestinezëve të zhvendosur brenda vendit.

Megjithatë, nëse arrihet një armëpushim, planet e sulmit duhet të anulohen, sipas një burimi të njohur me ecurinë e bisedimeve, gjatë së cilës dhjetëra pengje izraelitë do të liroheshin në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë.

Dje, ministri izraelit i financave Bezalel Smotrich i bëri thirrje Netanyahut të mos tërhiqet dhe të vazhdojë me ofensivën tokësore kundër Hamasit në Rafah, pavarësisht presionit ndërkombëtar ndaj kryeministrit izraelit për të hequr dorë nga planet për shkak të rreziqeve të larta të viktimave civile dhe ushtarake të fatkeqësisë humanitare.

Por një armëpushim do të ishte një humbje poshtëruese, tha Smotrich në një video-mesazh drejtuar Netanyahut. Nëse ai nuk arrin të eliminojë Hamasin “një qeveri nën udhëheqjen tuaj nuk do të ketë të drejtë të ekzistojë,” tha ai.

Lufta ka shkatërruar pjesën më të madhe të Rripit të Gazës dhe ka zhvendsour shumicën e 2.3 milionë banorëve të saj.

Por ai nuk e ka shkatërruar Hamasin, siç kishte premtuar Netanyahu pas 7 tetorit, ndërkohë që më shumë se 130 pengje mbeten në duart e grupit islamik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco