VIDEO/ Angli, dasma luksoze kthehet në një sherr masiv, të ftuarit nuk ‘kursejnë’ as karriget

VIDEO/ Angli, dasma luksoze kthehet në një sherr masiv, të ftuarit nuk ‘kursejnë’ as karriget

20:56, 30/08/2023
A+ Aa A-

Pamjet e mëposhtme tregojnë momentin kur një dasmë luksoze shndërrohet në një përleshje të përgjakshme. Sipas mediave të huaja, pamjet e përleshjes tregojnë të ftuarit duke u goditur me grushte, ndërsa të tjerët hedhin karriget në dhomën e ceremonisë.

Siç bëhet e ditur, përleshja masive u zhvillua në Regent Hall në Bolton, Greater Manchester- Angli, më 24 gusht. Skenat e dhunshme u shkaktuan kur një burrë iu afrua një të ftuari të ulur dhe i goditi kapelen, gjë që çoi në një zënkë të plotë.

Një burrë u arrestua pasi kishte sulmuar një nga disa oficerë policie të thirrur për të ndaluar ‘sherrin e madh’.

Të ftuarit, kryesisht burra të moshës së mesme, shihen duke u goditur me grushte, ndërsa personi që filloi përleshjen sulmohet më pas me një dru.

Atje dëgjohen britma teksa njerëzit përpiqen më kot të ndalojnë, ndërsa të tjerët vrapojnë të dëshpëruar për t’u mbrojtur.

Pamjet, të cilat u bënë virale, tregojnë edhe se si nusja dhe dhëndri ndihen të pafuqishëm ndërsa të ftuarit luftojnë me njëri-tjetrin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco