FOTO/ uragani vdekjeprurës godet Floridan, mijëra persona në rrezik

FOTO/ uragani vdekjeprurës godet Floridan, mijëra persona në rrezik

19:47, 30/08/2023
A+ Aa A-

Mijëra persona në rrezik, uragani vdekjeprurës godet Floridan

Uragani Idalia preku tokën në Florida të Shteteve të Bashkuara duke shkaktuar kushte potencialisht kërcënuese për jetën. Shpejtësia e erës shkon deri në 175 kilometra në orë. Guvernatori Ron DeSantis paralajmëroi banorët për një stuhi shkatërruese me dallgë deri në 4,8 metra.

Aktualisht, disa zona të këtij shteti amerikan po përjetojnë përmbytje, ndërsa rrugët janë kthyer në lumenj. Një viktimë është raportuar deri më tani.

Më shumë se 250 mijë persona kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa mijëra të tjerë janë evakuuar. Tani uragani Idalia është një stuhi e kategorisë 1, ndërsa udhëton për në Xhorxhia nga Florida veriore. Më herët, stuhia shkatërruese goditi Kubën dhe Meksikën, duke lënë pas dëme të mëdha materiale.

Idalia fitoi fuqi duke kaluar përmes ujërave të ngrohtë të Gjirit të Meksikës dhe shkaktoi erëra shkatërruese dhe shira të rrëmbyeshëm.

Autoritetet policore bënë të ditur se dy persona humbën jetën në dy aksidente të shkaktuara si pasojë e kushteve ekstreme të motit.

Në një aksident, në zonën Pasko, një 40 vjeçar humbi jetën pasi humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një pemë.

Ndërsa një 59 vjeçar, në zonën Alachua. Vdiq pas u përplas me pemët si pasojë e shirave ekstreme.

Në 7.45 të mëngjesit me orën lokale në Florida, uragani goditi bregdetin e Keaton, në zonën e Taylorit të qytetit Tallahassse, me 13 mijë banorë. Qyteti shtrihet në qendër të rajonit të Big Bendit.

Shumica e 21 milionë banorëve të Floridës, dhe shumë në shtetet fqinje të Xhorxhias dhe Karolinës së Jugut, u paralajmëruan për uragane dhe morën njoftime të tjera të lidhura me stuhinë. Në të tri shtetet është njoftuar për gjendje të jashtëzakonshme.

Në orët e para të së mërkurës autoritetet thanë se stuhia shkoi në kategorinë tre, e më pas katër. Por, më pas fuqia e stuhisë u dobësua, duke rënë sërish në kategorinë tre.

Idalia u shndërrua nga një stuhi tropikale në një uragan të martën herët, një ditë pasi kaloi në perëndim të Kubës, ku dëmtoi shtëpitë, shkaktoi ndërpreje të energjisë, përmbyti fshatra dhe nxiti evakuime masive.

Ky ishte uragani i katërt i madh që goditi Floridën në shtatë vitet e fundit, pas uraganeve Irma në 2017, Michael në 2018 dhe Ian, i cili arriti kulmin në Kategorinë 5, shtatorin e kaluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco