Përplasen 5 kamionë me njëri-tjetrin në Gjermani, 2 viktima dhe 1 i plagosur

Përplasen 5 kamionë me njëri-tjetrin në Gjermani, 2 viktima dhe 1 i plagosur

17:51, 30/08/2023
A+ Aa A-

Sipas agjencisë gjermane të lajmeve DPA, një aksident i rëndë ka ndodhur në një autostradë në Gjermani, ku kanë humbur jetën dy persona dhe një person ka mbetur i plagosur.

Një kamion me materiale të rrezikshme u përplas me tre kamionë të tjerë dhe më pas kamioni i pestë u përplas me katër të tjerët.

Nuk dihet se çfarë lloj materialesh po transportonte ky i fundit, por autoritetet thanë se u lëshuan substanca toksike, raportojnë mediat e huaja.

U raportuan disa shpërthime dhe banorëve aty pranë iu kërkua të qëndronin në shtëpi me dritaret e mbyllura për të shmangur ekspozimin ndaj tymit.

Gjithashtu zyrtarët thanë se nuk ishte e qartë nëse më shumë njerëz kishin vdekur pasi ekipet e emergjencës nuk mund të hynin plotësisht në vendin e përplasjes.

Sipas DPA, autostrada mbeti e mbyllur mëngjesin e së mërkurës për shkak se mund të kishte shpërthime të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco