Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Vendimi i fortë/ Franca ndalon veshjen myslimane në shkollat shtetërore

Vendimi i fortë/ Franca ndalon veshjen myslimane në shkollat shtetërore

18:29, 29/08/2023
A+ Aa A-

Këtë lajm e ka bërë me dije vetë ministri i Arsimit përpara sezonit të kthimit në shkollë. “Kur hyni në një klasë, nuk duhet të jeni në gjendje të identifikoni fenë e nxënësve vetëm duke i parë ato”-ka thënë ai.

Vendimi për këtë çështje vjen pas disa muajsh debatesh, ku të djathtët nga njëra anë kanë kërkuar ndalim ndërsa partitë e majta kanë ngritur shqetësimin se po shkelen të drejtat e grave dhe vajzave myslimane.

Mbajtja e shamisë është e ndaluar që nga viti 2004 në shkollat shtetërore. Në vitin 2010, Franca ndaloi edhe mbajtjen e mbulesave të fytyrës në publik.

Franca ka një ndalim të rreptë për tabelat fetare në shkollat shtetërore dhe ndërtesat qeveritare, me argumentin se ato shkelin ligjet laike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco