Prigozhin e dinte si do të vdiste, parashikimi i frikshëm: Putin i ngriti 'kurthin e vdekjes' - ja ku ishte vendosur bomba që shpërtheu avionin

Prigozhin e dinte si do të vdiste, parashikimi i frikshëm: Putin i ngriti 'kurthin e vdekjes' - ja ku ishte vendosur bomba që shpërtheu avionin

10:45, 28/08/2023
A+ Aa A-

Me testin e ADN-së që konfirmoi vdekjen e kreut të grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin nga Kremlini, duket se çështja është mbyllur. Në realitet, ka ende shumë gjëra për t'u sqaruar.

Në fakt, kryengritja po konsiderohej si “kontrata e vdekjes”. Këtë teori e mbështesin edhe disa detaje të reja, lidhur me një takim të tensionuar mes Putinit dhe Prigozhinit, rreth 3 orë, me shumë të bërtitura. Shumë ekspertë bien dakord se në rastin e Prigozhin nuk kemi të bëjmë me një aksident ajror.

Dyshohet se avioni ka pasur një shpërthim të brendshëm ose është goditur nga një raketë tokë-ajër. Tani, një “gabim” mund të zbulojë “kurthin e vdekjes” të përgatitur nga Kremlini pikërisht për ish-udhëheqësin e Wagner. Këtë e ka zbuluar kanali rus Telgram, Cheka Ogpu.

Hipoteza është se një bombë është vendosur në galeri, pjesa e kabinës që ndodhet pikërisht mes dy motorëve dhe pak përpara bishtit.

Me sa duket, duke u justifikuar se duhej të zëvendësonin "njësinë e ftohjes", por edhe frenin e karriges, disa burra vendosën bombën. Dhe këtu del në skenë një figurë tjetër, Sergey Kitrash, inxhinier i Mnt Aero, pronar i avionit të lidhur me Wagner, që ishte i pranishëm në riparimet e orëve të fundit. Prandaj është një i dyshuar që mund të zgjidhë misterin e vdekjes së Prigozhinit.

Sigurisht që ai do të kishte koordinuar ndërhyrjet në bordin e avionit disa orë para nisjes. Por Moska me sa duket nuk dëshiron të hetojë këto rrethana. Sakaq, duket se Prigozhin e dinte çfarë e priste, pasi në një intervistë të vjetër, kishte thënë që më mirë të vritej sesa të gënjente vendin e tij, dhe kishte folur për një avion që shpërthente në qiell.

Putin dhe Prigozhin

Ai është thjesht një qytetar, që nuk përfaqëson shtetin”. Me dinakëri dhe buzëqeshje ironike, para një salle të mbushur plot me gazetarë, Vladimir Putin në korrik të 2018-ës foli për të parën herë për kreun e mercenarëve të Wagnerit, Yevgeny Prigozhin.

Atë ditë në Helsinki, Presidenti rus sapo kishte takuar Donald Trump dhe ai kishte shumë arsye për të qenë në humor të mirë, teksa mohonte përfshirjen e tij në zgjedhjet presidenciale amerikane.

Në krahun tjetër Presidenti amerikan sapo e kishte nderuar duke e quajtur një “konkurrent brilant” dhe sapo kishte thënë se ai u besonte mohimeve të tij “shumë të fuqishme” për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane më shumë sesa raportet e CIA-s.

Kështu, për herë të parë dilte në publik, Cari i ri, i quajtur Yevgeny Prigozhin. Ish-kuzhinieri dhe pronari i njohur i restoranteve në Shën Petersburg, i cili akuzohej për menaxhimin e një ekipi hakerësh, të cilët kishin punuar shumë për të denigruar Hillary Clinton gjatë garës së saj presidenciale përballë Trump.

“Ai nuk përfaqëson shtetin rus”, përsëriti sërish kreu i Kremlinit, duke folur për mikun e tij të vjetër, i cili në Rusi njihej si “kuzhinieri i Putinit”, pasi zotëronte një kompani kateringu që i shërbente pallatit presidencial. 

Image

“Është një çështje private që nuk na përket neve. E dini, ka shumë njerëz, si Soros, që përzihen kudo. Por është pozicioni i një individi të vetëm. Vetëm kaq”, shtonte më tej Putin. 5 vjet më vonë, e kemi ende të freskët atë shprehje tipike të KGB-së, me Putinin që donte të mohonte çdo përfshirje të Kremlinit në punët e brendshme të ShBA-së.

Prigozhin u kthye në një qytetar privat. Njeriu që grumbulloi një pasuri në mensat e shkollave dhe ushtrisë, i cili zotëron restorantet e Petersburgut, ku Putin darkonte me udhëheqës të huaj, përjetoi një rritje të paprecedentë gjatë vitit të kaluar.

Krijesa e tij, milicia mercenare e grupit Wagner, nuk ka qenë asnjëherë ndërmarrje private. Prigozhin e modeloi atë në Blackwater, agjencia e diskutueshme që trajtonte sigurinë në Irak në emër të Departamentit të Shtetit të ShBA-së.

Me një këmbë në institucione dhe një tjetër jashtë, sepse fjala mercenar është gjithmonë turp. Në Siri, Wagner ishte i paçmuar për Putinin, sepse prania e tij, e menaxhuar dhe e koordinuar nga GRU dhe Ministria e Mbrojtjes, i lejoi Kremlinit të luante me numrat duke mohuar shkallën e humbjeve ruse të dislokuara për të mbrojtur regjimin e Asadit. Kur vdesin, mercenarët nuk janë fëmijët e askujt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco