Moti i keq përfshin Italinë veriore/ Autoritetet lëshojnë alarmin e kuq, pezullohen trenat me Francën

Moti i keq përfshin Italinë veriore/ Autoritetet lëshojnë alarmin e kuq, pezullohen trenat me Francën

08:23, 28/08/2023
A+ Aa A-

Italia veriore është përfshirë nga moti i keq. Autoritetet kanë lëshuar alarmin e kuq për Lombardinë dhe atë portokalli për gjashtë rajone të tjera. Në Genova pati përmbytje dhe ndërprerje të shkurtra për shkak të stuhisë së fuqishme, me 80 milimetra shi që ranë në më pak se një orë.

Shiu i dendur që ra në Milano shkaktoi disa përmbytje, por nuk raportohet për dëme. Autoritetet po monitorojnë lumenjtë Seveso dhe Lambro, të cilët arritën pragun e parë të kritikës. Rrëshqitjet e dheut në Saint-Andrè en Savoie ndërprenë edhe linjat hekurudhore me Francën.

Alarmi portokalli është në Friuli Venezia Giulia, Liguria, Bolzano, Toskana dhe Veneto. Paralajmërimi është i verdhë në Abruzzo, Campania, pjesë e Emilia-Romagna, Toscana, Veneto dhe Piemonte, në Lazio, pjesë e Molise, Provinca e Trentos, por edhe në Sardenja, në Umbria dhe në Valle d’ Aosta.

Dhe nëse veriu është goditur nga shiu, jugu po digjet. Aeroporti i Trapanit u mbyll për katër orë dje për shkak të zjarreve. Në Scopello, sërish për shkak të zjarreve, janë evakuuar 400 turistë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco