Rekord shitjesh të makinave elektrike, amerikanët ‘shpëtojnë’ nga taksat

Rekord shitjesh të makinave elektrike, amerikanët ‘shpëtojnë’ nga taksat

08:16, 28/08/2023
A+ Aa A-

Padyshim zgjedhja më e mirë për të ardhmen. Shitjet e makinave elektrike në Shtetet e Bashkuara po thyejnë çdo rekord dhe ekspertët thonë, që ky është vetëm fillimi.

“Lidhni mirë rripat e sigurimit sepse vetëm tani do nisin makinat elektrike të së ardhmes”, tha Michael Regan, EPA Administrator. Sipas shoqatës së automjeteve, konsumatorët amerikanë kanë blerë vetëm në tremujorin e dytë të këtij viti, prill-qershor, gati 300 mijë makina elektrike, një rekord i ri ky. Flasim këtu për gati 48% më shumë nga e njëjta periudha e një viti më parë e shumë më shumë nga vitet paraardhëse. Ekspertët e tregut parashikojnë që për vitin 2023, të shiten plot 1 milion makina elektrike, për herë të parë në histori.

“Sapo kemi nisur të shohim shitje rekord të makinave elektrike. Ndaj mendojmë, që ky është vetëm fillimi”, tha Michael Regan, EPA Administrator. Por çfarë po ndikon kaq shumë në rritjen e shitjeve. Padyshim çmimi është faktori kryesor, për të marrë një makinë elektrike, në një treg ku çmimi i hidrokarbureve, ndryshon dita ditës. Plus qeveria amerikane po investon vazhdimisht në këtë sektor, duke i hequr drejtuesit të një makine elektrike, një sërë taksash. Ekspertët thonë se të gjithë këta faktorë bashkë, ndikojnë. Po sipas parashikimeve, makinat elektrike do të përbëjnë 2/3 e automjeteve në qarkullim deri në 2032.

Për këdo që kërkon në treg një makinë elektrike, duhet të marrë parasysh ndihmën e qeverisë, lehtësinë në taksa, që në disa raste arrijnë deri në 7500 dollarë. Gjithnjë e më shumë janë të rinjtë, që po kërkojnë makina elektrike, sipas tyre, shumë më ekonomike dhe të menaxhueshme. Por për ta, shqetësim, mbetet numri ende i vogël i pikave të karikimit të baterive. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco