Analistja amerikane: Propaganda e Vuçiçit thotë se Prigozhin është vrarë nga SHBA-ja

Analistja amerikane: Propaganda e Vuçiçit thotë se Prigozhin është vrarë nga SHBA-ja

20:43, 26/08/2023
A+ Aa A-

Themeluesi i grupit paramilitar famëkeq rus Wagner, Yevgeny Prigozhin dyshohet se ka vdekur pas rrëzimit të një aeroplani në afërsi të Moskës.

Hetuesit rusë kanë gjetur kutinë e zezë të aeroplanit që u rrëzua të mërkurën në Tver të Rusisë, ku supozohet se humbi jetën Prigozhin dhe nëntë persona të tjerë që ishin në bordin e fluturakes.

Për këtë vdekje po akuzohet se ka drejtpërdrejt gisht presidenti rus Vladimir Putin, mirëpo ndryshe nga kjo, në Serbi vrasjen e Prigozhinit po e lidhin se kanë dorë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Disa medie që kanë lidhje me pushtetin e Aleksandar Vuçiqit thonë se drejtuesi i Wagnerit është vrarë nga amerikanët.

Lidhur me këtë, analistja amerikane Ivana Stradner thotë se propaganda e Vuçiqit po nxit narrativën ruse se Prigozhin është vrarë nga SHBA-ja.

 “Makina propagandistike e Vuçiqit tani po shtynë narrativat ruse se SHBA-ja e ka vrarë Prigozhin”, shkruan Stradner në rrjetin social X.

Ajo shton se, Qeveria amerikane po lavdëron Vuçiqin se po lëviz drejt Perëndimit.

“Qeveria amerikane ka lavdëruar presidentin serb Vuçiq për lëvizjen drejt Perëndimit dhe duartrokiti mediet në Serbi për narrativat pro-perëndimore”, përfundon ajo. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco