Nigeri dëbon ambasadorin francez

Nigeri dëbon ambasadorin francez

22:40, 25/08/2023
A+ Aa A-

Regjimi ushtarak që mori pushtetin në Niamey me një grusht shteti më 26 Korrik tha të premten se ka urdhëruar ambasadorin francez, Sylvain Itte të largohet nga vendi brenda 48 orëve, si pasojë e marrëdhënieve midis vendit të Afrikës Perëndimore dhe ish-kolonialit të tij.

Në një deklaratë, ministria e jashtme tha se vendimi për të dëbuar ambasadorin ishte një përgjigje ndaj “refuzimit të ambasadorit francez në Niamey për t’iu përgjigjur ftesës së ministrisë” për një intervistë dhe ndaj veprimeve të qeverisë franceze “në kundërshtim me interesat e Nigerit”.

Marrja e pushtetit ushtarak në Niger erdhi mes një vale në rritje të thirrjeve anti-franceze, me disa vendas që akuzojnë vendin evropian për ndërhyrje në punët e tyre.

Franca ka bërë thirrje që presidenti Mohamed Bazoum të kthehet në detyrë pas rrëzimit të tij dhe ka thënë se do të mbështesë përpjekjet e bllokut rajonal të Afrikës Perëndimore ECOëAS për të përmbysur grushtin e shtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco