Poshtërimi absolut i gruas në Itali/ Punonjësja shfaqet e lyer me çokollatë në bufenë e një hoteli luksoz

Poshtërimi absolut i gruas në Itali/ Punonjësja shfaqet e lyer me çokollatë në bufenë e një hoteli luksoz

10:54, 24/08/2023
A+ Aa A-

Një foto e publikuar së fundmi dhe pikërshit në ishull luksoz Sardenja, Itali, ka krijuar shumë polemika në rrjet.

Siç zbuloi fillimisht gazeta lokale La Nuova Sardegna , më 15 gusht, një hotel luksoz në destinacionin turistik të njohur Golfo Aranci kishte përgatitur një tavolinë me ëmbëlsira dhe pjata të shijshme pranë pishinës, ndërsa në qendër të bufesë ishte vendosi një punonjëse të re, e cila ishte në pozicionin e fetusit, e veshur vetëm me bikini dhe i gjithë trupi i saj ishte i mbuluar me çokollatë.

Një mysafir i hotelit, i cili ishte duke pushuar me vajzën e tij 14-vjeçare në hotel ka ngarkuar foton në fjalë në llogarinë e tij në LinkedIn. 

Ky është Federico Mazieri, një menaxher kompanie nga Milano, i cili në mbishkrimin e fotos ka theksuar se hoteli përdor trupin e femrës si objekt. 

Ai ka kërkuar shpjegime me shkrim nga zinxhiri i hoteleve Voi Hotels të cilit i përket “Voi Colonna Hotel” ku ka ndodhur ngjarja e papranueshme dhe nga zyra turistike Alpitour me të cilën hoteli bashkëpunon.

Madje, Mazieri ka raportuar për mediat italiane se vajza e tij 14-vjeçare ka shprehur mosmiratimin e saj dhe e ka quajtur imazhin “të neveritshëm”. 

Sipas Mazierit, kur i ka shprehur pakënaqësinë menaxherit të hotelit, ai është përgjigjur se është një “statujë çokollate”

Lidhur me ngjarjen, kompania është përgjigjur përmes rrjeteve sociale se u kërkon falje klientëve të saj, denoncuesit dhe mbi të gjitha vajzës së tij 14-vjeçare. Gjithashtu thuhet se do të marrë masa të menjëhershme për “incidentin” dhe se garanton që në të ardhmen asnjë klient të mos ndihet i ofenduar në asnjë mënyrë.

Ngjarja e paprecedentë mori edhe përmasa politike. 

Alessandra Tonte, nënkryetare e Lëvizjes Pesë Yjet (M5s) me origjinë nga Sardenja dënoi incidentin në një postim në mediat sociale. 

Politikanja italiane ka postuar shkrimin përkatës nga La Nuova Sardegna dhe ndër të tjera shkruan se ka diskutuar ngjarjen me dy mbesat e saj në adoleshencë, për standardet e gabuara dhe mesazhet e gabuara që dërgohen nga ai që e ka pasur këtë ide të tmerrshme për ngritjen e bufesë.

Ish-zëvendësministri i financave i qeverisë Conte dhe Draghi e quajti incidentin "të turpshëm" dhe "të neveritshëm".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco