Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

SHBA/ Ron DeSantis zotohet: Do pezulloj të gjithë prokurorët e Sorosit

SHBA/ Ron DeSantis zotohet: Do pezulloj të gjithë prokurorët e Sorosit

10:38, 24/08/2023
A+ Aa A-

Kandidati i republikanëve për president të SHBA, Ron DeSantis, u zotua se do të pezullojë të gjithë prokurorët e Sorosit nëse merr postin e lartë.

DeSantis i bëri komentet gjatë debatit të parë të kandidatëve presidencialë nga Partia Republikane. Në këtë debat mungoi kandidati kryesor, Donald Trump.

Duke folur për çështjen e krimit, DeSantis tha se ai do të pezullojë prokurorët e Sorosit, siç ka bërë në shtetin e tij, Florida.

“Krimi është në nivelin më të ulët në 50 vite, ne jemi të kënaqur me këtë gjë,” tha DeSantis.

“Por qytetet e zbrazura janë një simptomë e rënies së Amerikës. Dhe një nga arsyet më të mëdha është se kemi George Sorosin që po financon këta prokurorë të krahut të majtë radikal. Ata marrin detyrën dhe thonë se nuk do të ndjekim penalisht krimet me të cilat nuk pajtohen”.

“Kur ne kishim dy nga këta prokurorë qarku në Florida, të zgjedhur me financimin e Sorosit, të cilët thanë se nuk do të bënin punën e tyre, unë i shkarkova nga postet e tyre. Ata mbaruan”, shtoi DeSantis.

“Si president, ne do t’i ndjekim këta njerëz sepse ata po dëmtojnë cilësinë e jetës dhe po viktimizojnë njerëz të pafajshëm në këtë vend, dhe kjo nuk do të ndalet kur unë të marr detyrën”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco