Kush është gruaja që humbi jetën në avionin që u rrëzua ku ndodhej dhe kreu i Wagnerit?!

Kush është gruaja që humbi jetën në avionin që u rrëzua ku ndodhej dhe kreu i Wagnerit?!

09:47, 24/08/2023
A+ Aa A-

Kristina Raspopova, një stjuardesë 39-vjeçare, ishte e vetmja grua e vrarë pasi avioni privat Embraer Legacy u rrëzua pranë fshatit Kuzhenkino në Tver Oblast, Rusi, në të cilin ndodhej dhe kreu i grupit Wagner, Yevgengy Prigozhin.

Nuk dihet shumë për stjuardes që vdiq, përveç se ajo ishte motra e Yevgeni Raspopov, prokurorit në rajonin Chelyabinsk.

 

 

As Kremlini dhe asnjë nga zyrtarët e saj nuk e kanë njoftuar zyrtarisht rrëzimin e avionit.

Rosaviatsia, autoriteti rus i aviacionit, tha se Prigozhin dhe komandanti i lartë i Wagner, Dmitry Utkin ishin midis 10 personave që udhëtonin me avionin e biznesit Embraer në atë kohë. 

Putin nuk e përmendi incidentin gjatë një fjalimi në Moskë me rastin e 80-vjetorit të fitores në Betejën e Kurskut gjatë Luftës së Dytë Botërore. 

Në vend të kësaj, ai përshëndeti "të gjithë ushtarët tanë që po luftojnë me guxim dhe vendosmëri" në Ukrainë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco