Vrasja e Prigozhinit/ Luftëtarët e Wagner kërcënojnë se do të marshojnë drejt Moskës

Vrasja e Prigozhinit/ Luftëtarët e Wagner kërcënojnë se do të marshojnë drejt Moskës

07:59, 24/08/2023
A+ Aa A-

Mercenarët e Wagner kanë kërcënuar se do të marshojnë drejt Moskës pasi pretendohet se  komandanti i luftës  Yevgeny Prigozhin  ishte mes të vdekurve në një aksident ajror pranë kryeqytetit rus.

Kanalet e rrjetit social 'Telegram' me lidhje me Prigozhin njoftuan vdekjen e tij mbrëmjen e djeshme menjëherë pas lajmit për përplasjen, dhe pretenduan se ishte shkaktuar nga 'tradhtarët' brenda Rusisë. 

Zyrtarët rusë gjithashtu pretenduan se Prigozhin ishte në avionin, i cili u rrëzua në një fushë, duke vrarë të dhjetë personat që ishin në bord, vetëm  dy muaj pas përpjekjes së tij të dështuar për grusht shteti  kundër regjimit të  Putinit.

Agjencia Federale e Transportit Ajror publikoi një listë të atyre që besonte se ishin në fluturim, duke përfshirë Prigozhin dhe zëvendësin e tij Dmitry Utkin. 

Megjithatë, Keir Giles, nga instituti Chatham House me bazë në Londër, paralajmëroi:

"Është njoftuar se një pasagjer me emrin Yevgeny Prigozhin ishte në bord - por dihet gjithashtu se disa individë kanë ndryshuar emrin e tyre në Yevgeny Prigozhin si pjesë e përpjekjeve për të fshehur udhëtimet e tij. Le të mos çuditemi nëse ai shfaqet së shpejti në një video të re nga Afrika.'

Ndërkohë, ndërsa u përhap lajmi, mbështetësit e Wagner i bënë nderime komandantit të tyre jashtë ish-Qendrës Wagner në Shën Petersburg. 

Putin ende nuk ka komentuar, por mbrëmë ai ishte i pranishëm në një koncert.

Megjithëse shkaku i rrëzimit është i paqartë, kanalet e mediave sociale ruse janë të mbushura me spekulime se në bord mund të ketë qenë në fakt një bombë e maskuar. 

Prigozhin,  i njohur më parë si kuzhinieri i Putinit dhe me lidhje të gjata me diktatorin e Kremlinit , besohet të ketë qenë në një 'listë të vrasjeve' pasi kryengritja e tij dështoi dhe ai u internua në Bjellorusi.

Ndërsa më shumë pretendime për vdekjen e Prigozhin u përhapën, luftëtarët e Wagner postuan një video rrëqethëse në mediat sociale duke u zotuar për ndëshkim nëse lideri i tyre konfirmohet i vdekur. 

Megjithatë, spekulimet sugjerojnë gjithashtu se Prigozhin mund të ketë falsifikuar vdekjen e tij pasi një avion i dytë, me lidhje me Wagner, u pa në radarin e fluturimit duke bërë zigzage mbi të njëjtin rajon Tzer, 60 milje në veri të kryeqytetit.

Kjo nuk është hera e parë që Prigozhin kishte arritur të zhdukej: ai u shpall zyrtarisht i vdekur në Afrikë në vitin 2019, përpara se të rishfaqej përpara pushtimit të paligjshëm të Ukrainës nga Rusia.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco