Parisi i thotë lamtumirë monopatinave, zhduken nga rrugët prej 1 shtatorit

Parisi i thotë lamtumirë monopatinave, zhduken nga rrugët prej 1 shtatorit

22:32, 23/08/2023
A+ Aa A-

Parisi ka vendosur të zbatojë rezultatin e referendumit qytetar të 2 prillit, duke larguar përfundimisht skuterët elektrikë/monopatinat nga rrugët, duke nisur nga 1 shtatori.

Të njohura si “trottinettes”, parisienët i shpallën “luftë” atyre dhe tashmë janë gati ti thonë lamtumirë pasi 15 mijë skutera elektrikë dhe monopatina në akses të lirë do të zhduken nga rrugët.

Parisi do të bëhet kështu kryeqyteti i parë europian që ndalon totalisht dyrrotakët kaq shumë rë diskutueshëm në mbarë botën, për shkak se kanë ndikuar në shtimin e numrit të aksidenteve.

Tre operatorët Dott, Lime dhe Tier Mobility kanë afat deri në 31 gusht për të çliruar plotësisht kryeqytetin francez nga skuterët që do të transferohen në Bordo, Lille, Berlin, Londër, Tel Aviv, Kopenhagë dhe Belgjikë.

Operacioni për zhdukjen e tyre nga qarkullimi do të shkurtojë rreth 100 vende pune.

Skuterët elektrikë të aksesueshëm nga telefonat inteligjentë nëpërmjet aplikacioneve mbërritën në kryeqytetin francez në vitin 2018 dhe bashkia kërkoi të rregullonte përdorimin e tyre në vitin 2020 me ligje të caktura, duke kufizuar numrin e operatorëve të autorizuar në tre.

Por pas dy vitesh Këshilli i Qytetit të Parisit inkurajoi qytetarët që të mos i përdornin, duke shprehur keqardhjen që aksidentet ishin rritur me 189% që nga viti 2019.

Më pas në referendumin e bashkisë për heqjen e tyre nga përdorimi, pro ndalimit votuan gati 90% e votuesve që iu drejtuan qendrave të votimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco