Biden reagon pas vdekjes së Prigozhin: 'Duhet të tregohej i kujdesshëm, nuk jam i befasuar'

Biden reagon pas vdekjes së Prigozhin: 'Duhet të tregohej i kujdesshëm, nuk jam i befasuar'

21:55, 23/08/2023
A+ Aa A-

Presidenti amerikan Joe Biden ka komentuar për herë të parë vdekjen e kreut të Wagner, Yevgeny Prigozhin, i cili ndërroi jetë pasi u përfshi në një aksident ajror më herët ditën e sotme.

Biden u shpreh se më parë kishte deklaruar se Prigozhin duhet të tregohej i kujdesshëm me ushqimin dhe udhëtimet, duke iu referuar tentativës së dështuar për grusht shteti para dy muajsh.

“Nuk e di me të vërtetë se çfarë ndodhi, por unë nuk jam i befasuar”, shtoi Biden.

Ai tha se “nuk dinte mjaftueshëm” rreth rastit për t’iu përgjigjur pyetjeve të mëtejshme, teksa deklaroi se ishte informuar vet para 1 ore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco