Eksperti për BBC: Nuk do ishte habi nëse Prigozhin ka shpëtuar, Kremlini do fajësojë Ukrainën

20:57, 23/08/2023
A+ Aa A-

Ngjarja ku pretendohet se i ka marrë jetën themeluesit dhe drejtuesit të mercenarëve të ‘Wagner’ Yevgeney Prigozhin ka ngritur pikëpyetje të shumta.

Disa video të shpërndara në rrjetet sociale, tregojnë një avion duke u rrëzuar dhe mbetjet e tij në një fushë.

Sipas medieve ruse, bëhej fjalë për një avion me 10 persona në bord dhe në listën e pasagjerëve ishte edhe Prigozhin.

Por Dr. Yuri Felshtinsky, një ish-këshilltar i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, thotë se nëse Yevgeney Prigozhin ka vdekur, ka të ngjarë që Kremlini të përpiqet të fajësojë Ukrainën për vrasjen e tij.

Profesori Felshtinsky mendon se pak njerëz do ta besonin këtë histori dhe as udhëheqësi rus Vladimir Putin nuk ka shumë motive për ta fabrikuar.

Felshtinsky i tha BBC-së se ai beson se pak njerëz do të mbanin zi për vdekjen e Prigozhin, por gjithashtu "nuk do të habiteshin" nëse udhëheqësi Wagner, në një farë mënyre do të kishte arritur t'i shpëtonte vdekjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco