VIDEO/ Vritet kreu i Wagner: Dalin pamjet e rrëzimit të avionit të Prigozhin

19:35, 23/08/2023
A+ Aa A-

Mediat ndërkombëtare kanë publikuar disa pamje që duket se tregojnë momentin kur rrëzohet avioni me të cilin po udhëtonte kreu i grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin.

Sipas Daily Mail, Prigozhin ishte në bordin e një avioni që u përplas në Rusi.

Në video shihet avioni teksa bie nga qielli në rajonin Tver. Më pas shihen rrënojat e avionit duke u djegur.

Fillimisht nuk dihej nëse Prigozhin ishte në bordin e avionit, por sipas Daily Mail, më pas u raportua se ai ishte vrarë nga rrëzimi.

Agjencia ruse e aviacionit tha se Prigozhin ishte në listën e 10 personave në bord.

BBC shkruan po ashtu se aksidenti ajror ndodhi në veri të Moskës në rajonin Tver dhe bëhet fjalë për një avion privat. Mësohet po ashtu se avioni po udhëtonte nga Moska për në Shën Petersburg, konfirmon TASS.

Jo më larg se dje, 62 vjeçari publikoi një video ku shihej me një pushkë në dorë duke konfirmuar se ndodhej në një zone të Afrikës.

“Jemi duke punuar. Temperatura është 50 gradë Celsius, ashtu siç e duam edhe ne. Wagner po kryen aksione zbulimi dhe njohjeje të terrenit, për ta bërë Rusinë edhe më të madhe në të gjitha kontinentet dhe Afrikën, më të lirë”, tha ai në mesazhin e tij.

Ky videomesazh ishte surprizë për të gjithë pasi thuhej se shefi i grupit famëkeq të mercenarëve po strehohej në Bjellorusi pas 24 Korrikut, datë kur ai tentoi të marshojë drejt Moskës bashkë me forcat e tij.

Paraprakisht mediat e huaja shkruajnë se avioni me 10 persona në bord është rrëzuar nga forcat ruse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco