Forcat ruse sulmojnë shkollën në Ukrainë, vriten dy mësues, 3 të plagosur

Forcat ruse sulmojnë shkollën në Ukrainë, vriten dy mësues, 3 të plagosur

16:26, 23/08/2023
A+ Aa A-

Rusia ka sulmuar me dron një shkollë në rajonin lindor të Ukrainës, Summy, ku humbën jetën dy mësues dhe mbetën të plagosur tre të tjerë.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një posimi në Telegram, ministri i Brendshëm ukrainas, Igor Klymenko.

"Në rajonin Sumy, rusët shkatërruan një shkollë dhe vranë 2 mësues. Trupat e tyre u nxorën nga rrënojat, nga ekipet e shpëtimit. Tre persona të tjerë u plagosën". 


Ai gjithashtu tha se dy punonjës të tjerë janë ende nën rrënoja, duke theksuar se operacionet për kërkimin e tyre janë në zhvillim e sipër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco