Zelenskyy falënderon Lituaninë për mbështetjen që  i ka dhënë Ukrainës

Zelenskyy falënderon Lituaninë për mbështetjen që i ka dhënë Ukrainës

14:26, 23/08/2023
A+ Aa A-

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy falënderoi Lituaninë për mbështetjen e saj ndërsa presidenti Gitanas Nauseda vizitoi Kievin.

Në X, i njohur zyrtarisht si Twitter, Zelenskyy shkroi,

“Falenderova Gitanas për mbështetjen e fortë dhe të qëndrueshme të Lituanisë për Ukrainën. Ndihma ushtarake, Formula e Paqes, eksportet e grurit, rimëkëmbja dhe çështje të tjera. Ne kemi një mirëkuptim të plotë dhe gatishmëri për të punuar së bashku.”

 

 

Presidenti i Lituanisë Gitanas Nauseda vizitoi Ukrainën përpara festimeve të Ditës së Pavarësisë së vendit të enjten.

Në një postim të mërkurën në X, i njohur më parë si Twitter, Nausėda ndau një foto të tij duke mbërritur në Kiev me tren.

“Sërish në Kiev për të festuar Ditën e Pavarësisë së Ukrainës së bashku me kombin vëlla ukrainas. Fitorja e Ukrainës është afër!” shkroi ai.

Ukrainasit do të përkujtojnë shpalljen e pavarësisë së vendit në vitin 1991 të enjten, një vit pasi Kievi ndaloi festimet nga frika e sulmeve të mundshme ruse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco