Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Greqia lufton me flakët! 46 vatra, evakuohen 8 fshatra në Aleksandropolis

Greqia lufton me flakët! 46 vatra, evakuohen 8 fshatra në Aleksandropolis

20:33, 20/08/2023
A+ Aa A-

Një zjarr i madh po vazhdon në ditën e dytë në Greqinë veriore.

Zjarri në pyll shpërtheu herët të shtunën në afërsi të fshatit Melia, në lindje të qytetit të Aleksandropolis, për shkak të temperaturave të larta, erërave të forta dhe një thatësire që po zgjat me javë të tëra.

Flakët e zjarrit kanë dëmtuar shumë shtëpi dhe toka bujqësore në afërsi të Aleksandropolis, thanë autoritetet vendore.

Zjarrfikësit kanë përdorur aeroplanë dhe helikopterë për shuarjen e zjarrit në mënyrë që ta mbajnë nën kontroll, ndërsa tetë fshatra afër qytetit janë evakuuar plotësisht.

Katër njerëz u dërguan në spital për shkak të problemeve me frymëmarrjen.

Temperaturat në Greqi këto ditë shënojnë 39 gradë Celsius dhe pritet të vazhdojnë njëjtë edhe në ditët në vijim, tha Zyra e Meteorologjisë. Ndërkohë që në të gjithë vendin janë active 46 vatra zjarri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco