Kinë, 9 të vdekur nga zjarri në një apartament

Kinë, 9 të vdekur nga zjarri në një apartament

12:12, 18/08/2023
A+ Aa A-

Të paktën nëntë persona humbën jetën kur një zjarr shpërtheu në Kinën jugperëndimore të premten, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua, transmeton Anadolu.

Një apartament në provincën Guizhou u përfshi nga zjarri, humbën jetën disa persona, ndërsa dy të tjerë u plagosën.

Autoritetet lokale thanë se zjarri shpërtheu në orën 1:02 të mëngjesit me orën lokale të së premtes dhe u shua në orën 1:35 të mëngjesit.

Hetimet për të përcaktuar shkakun e zjarrit janë në vijim e sipër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco