Rusia kthehet në Hënë pas 47 vitesh, anija kozmike Luna-25 sjell imazhin e parë të sipërfaqes së saj

Rusia kthehet në Hënë pas 47 vitesh, anija kozmike Luna-25 sjell imazhin e parë të sipërfaqes së saj

09:58, 18/08/2023
A+ Aa A-

Një anije kozmike ruse hyri dje në orbitën hënore, një hap i madh në ambiciet e vendit për të qenë i pari që do të arrijë në polin jugor të Hënës në kërkim të ujit të ngrirë. Luna-25 hyri në orbitën hënore në orën 11:57 me orën lokale ruse, njoftoi agjencia ruse e hapësirës Roskosmos.

Luna-25 do të rrethojë Hënën, satelitin e vetëm natyror të Tokës, për rreth pesë ditë, më pas do të ndryshojë kursin për të filluar një ulje të butë në polin jugor të Hënës të planifikuar për 21 gusht. Chandrayaan-3 i Indisë hyri në orbitën hënore në fillim të këtij muaji përpara një uljeje të planifikuar hënore në Polin e Jugut më vonë këtë muaj.

Pamjet e para të sipërfaqes së Hënës janë “marrë” nga anija kozmike ruse “Luna-25”, e cila prej ditës së djeshme ka hyrë në orbitën e satelitit të vetëm natyror të Tokës.

Sipas asaj që u njoftua nga agjencia ruse hapësinore Roscosmos “imazhi i marrë sot në orën 08:23 me orën e Moskës tregon kraterin polar jugor Zeeman në anën tjetër të Hënës” , duke sqaruar se ky krater i veçantë është një objekt unik në sipërfaqen e Hëna dhe paraqet një interes të madh për studiuesit, pasi lartësia e boshtit të saj “arrin 8 kilometra mbi sipërfaqen e një fundi relativisht të sheshtë”.

Siç ishte planifikuar, Luna-25, i lëshuar në një raketë Soyuz nga Kozmodromi Vostochny më 11 gusht – do të rrethojë Hënën, satelitin e vetëm natyror të Tokës, për rreth pesë ditë, më pas do të ndryshojë kursin për të nisur një ulje të butë në polin jugor të Hënës të planifikuar për 21 gusht. Qëllimi kryesor është kryerja e studimeve të tokës hënore për praninë e akullit.

Asnjë anije kozmike ruse nuk ka hyrë në orbitën hënore që nga Luna-24, misioni hënor Sovjetik në 1976.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco