VIDEO/ Gëlltiti kamerën e zhytësit, pamje nga goja e peshkaqenit

VIDEO/ Gëlltiti kamerën e zhytësit, pamje nga goja e peshkaqenit

10:11, 07/08/2023
A+ Aa A-

A keni menduar ndonjëherë se si do të dukej goja e një peshkaqeni? Epo, tani mund ta shikoni, pasi një djalë i guximshëm mendoi se ishte një ide e mirë të zhytej në det, t’i afrohej një peshkaqeni dhe në fund peshkaqeni të “gëlltiste” kamerën e tij.

Ambientalisti dhe regjisori Zimy Da Kid ishte në Maldive vitin e kaluar duke filmuar një dokumentar. Me sa duket, kamerat, ekuipazhet dhe prania e madhe e njerëzve tërhoqën vëmendjen e një peshkaqeni të madh tigër, i cili filloi t’u afrohej gjithnjë e më shumë njerëzve.

Kështu, kur peshkaqeni iu afrua mjaftueshëm Zimy, ai hodhi aparatin e tij dhe përbindëshi e gëlltiti atë. Megjithatë, është e pabesueshme që kamera nuk u prish duke siguruar pamje të tmerrshme të gojës së peshkaqenit.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco