Sardenja në flakë, qindra turistë braktisin ishullin italian

Sardenja në flakë, qindra turistë braktisin ishullin italian

08:46, 07/08/2023
A+ Aa A-

Vijon të jetë e rënduar situata si pasojë e zjarreve në rajonin e Sardenjës në Itali.

Më shumë se 600 persona u evakuuan në Posado dhe Monte Longu e San Giovanni për shkak të flakëve gjigante që rrezikuan shtëpitë e tyre.

Dhjetëra akse rrugore janë mbyllur mes Siniscola e Olbia, ndërkohë që është angazhuar pothuajse e gjithë flota ajrore për fikjen e këtyre vatrave.

Zjarri është ndihmuar dhe nga era për t’u përhapur me shpejtësi dhe në disa vende zjarrfikësit e kanë patur të pamundur për të ndërhyrë për shkak të terrenit të thepisur.

Dëme të mëdha kanë shkaktuar flakët në bujqësi, por autoritetet lokale kanë siguruar banorët se do të merren masa për dëmshpërblimin e tyre.

Më shumë se 250 të ftuar u evakuuan nga fshati Eos , flakët arritën deri në plazh dhe u vunë flakën disa çadrave.

Ndërsa në fshatin Muravera , rreth pesëdhjetë njerëz duhej të braktisnin me nxitim tre shtëpi fermash. 

Nga zjarri u shkatërruan 5 ferma, me më shumë se një mijë pemë agrume dhe streha blegtorale. Në flakë u përfshi edhe Cagliari. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco