Ish-deputeti ukrainas vritet në luftime

Ish-deputeti ukrainas vritet në luftime

07:48, 07/08/2023
A+ Aa A-

Serhiy Slabenko, një ish-deputet i parlamentit të Ukrainës, Rada Verkhovna, u vra në luftime në frontin Zaporizhzhia.

Kjo është bërë e ditur nga qeveria e Kievit, siç raportohet nga Kyiv Independent.

Slabenko shërbeu në Verkhovna Rada nga viti 2002 deri në vitin 2006.

Gjatë mandatit të tij, ai kryesoi nënkomitetin për gjykatat, prokurorinë dhe reformën gjyqësore të Komitetit të Politikës Ligjore.

Sipas Volyn News Service, Slabenko u vra në aksion në sektorin Zaporizhzhia më 4 gusht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco