Beteja me inflacionin, Banka e Anglisë rrit normat e interesit për 14-tën herë radhazi

Beteja me inflacionin, Banka e Anglisë rrit normat e interesit për 14-tën herë radhazi

15:41, 03/08/2023
A+ Aa A-

Banka e Anglisë  rriti sot normat e interesit me 0.25%, në nivelin më të lartë që nga viti 2008, në 5.25% për të përballuar inflacionin, i cili parashikon se do të vazhdojë pavarësisht lehtësimit gjatë muajve të fundit.

“Një numër faktorësh kyç, veçanërisht rritja e pagave, sugjerojnë se presionet më të vazhdueshme inflacioniste po bëhen realitet.

Komiteti i politikës monetare vendos në këtë mbledhje të rrisë normat e interesit për të 14-ën herë radhazi,” siç thekson banka qendrore në procesverbalin e mbledhjes.

Banka e Anglisë vendosi të rrisë normën e interesit njësoj me bankën qendrore të SHBA (Fed) dhe Bankën Qendrore Europiane (ECB) në fund të korrikut, megjithëse rishikoi parashikimin e saj për inflacionin pak më të lartë në terma afatgjatë: 2.5% në 2024 dhe në 1.5% në 2025.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco