Gjendet në Spanjë, piktura e vjedhur prej 5 milionë eurosh e Francis Bacon

Gjendet në Spanjë, piktura e vjedhur prej 5 milionë eurosh e Francis Bacon

20:35, 23/05/2024
A+ Aa A-

Policia spanjolle ka gjetur një pikturë të artistit të vdekur Francis Bacon që ishte vjedhur nga shtëpia e një bankieri në Madrid në vitin 2015.

Vepra prej 5 milionë eurosh është një nga pesë portretet e bankierit José Capelo, i cili ishte mik i artistit.

Tri nga pikturat e vjedhura u gjetën në vitin 2017.

Dy persona janë arrestuar si të dyshuar për përfshirje në vjedhjen, e cila sipas policisë ka mundësuar gjetjen e pikturës së zhdukur.

Në total, 16 persona janë arrestuar për vjedhjen që nga viti 2015. Këtu përfshihet personi që besohet se qëndron pas grabitjes dhe personat që mendohet se e kanë kryer atë.

Pesë veprat e vjedhura në korrik të vitit 2015 kapnin vlerën totale prej 25 milionë eurosh. Mendohet se kjo është vjedhja më e madhe e artit bashkëkohor në Spanjë.

Në atë kohë u mor edhe një kasafortë me bizhuteri dhe monedha.

“Hetimet po vazhdojnë për gjetjen e veprës së mbetur dhe arrestimin e atyre që e posedojnë, me fokus shtetasit spanjollë me lidhje me grupe të organizuara nga Evropa Lindore”, thuhet në një deklaratë të policisë.

Francis Bacon lindi në Dublin në vitin 1909 dhe u bë një nga artistët më të shquar të epokës së tij.

Ai ishte një vizitor i shpeshtë në Madrid dhe vdiq nga një atak në zemër në qytet në vitin 1992, në moshën 82-vjeçare.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco