Vatikan, Papa pret presidenten e re të Maqedonisë së Veriut, 'toka e Shenjtes Nënë Terezë e Kalkutës'

Vatikan, Papa pret presidenten e re të Maqedonisë së Veriut, 'toka e Shenjtes Nënë Terezë e Kalkutës'

20:38, 23/05/2024
A+ Aa A-

Papa Françesku priti sot paradite, në dy takime të e të veçanta, Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, dhe presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev. Dy presidentët më pas u takuan me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin, në Sekretariatin e Shtetit, njoftoi Radio Vatikani.

Audienca me Radev

Image

Papa Françesku ka biseduar me Presidentin Radev për 35 minuta në sallën e Bibliotekës. Papa i dhuroi kreut të shtetit bullgar një basoreliev prej bronzi të titulluar "Dialogu midis brezave", vëllimet e dokumenteve papnore,

Mesazhin për Paqen të këtij viti, libri mbi "Statio Orbis" të 27 marsit 2020, redaktuar nga shtëpia botuese e Vatikanit (LEV). Nga ana e tij, Radev i dhuroi Papës një ikonë të shenjtorëve Kiril e Metodi.

Audienca me Siljanovska-Davkova

Image

Tridhjetë e pesë minuta ka zgjatur edhe biseda e përzemërt mes Françeskut dhe Siljanovska-Davkovës, me të cilët – njofton drejtori i zyrës së shtypit të Vatikanit, Matteo Bruni – ka dashur të kujtojë se Maqedonia e Veriut është toka e Shenjtes Nënë Terezë të Kalkutës.

Papa i dhuroi presidentes një basoreliev prej bronzi të titulluar "Mirë se erdhët", vëllimet e dokumenteve papnore, Mesazhin për Paqen të këtij viti, libri mbi Statio Orbis të 27 marsit 2020, redaktuar nga shtëpia botuese e Vatikanit (LEV).

Nga ana e saj, liderja maqedonase i dhuroi Atit të Shenjtë një ikonë të Zojës Pelagonitissa dhe një basoreliev prej druri, vepër e artizanëve vendas.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco