VIDEO/ Raketa britanike rrëzon helikopterin rus, vdes një komandant i Putinit

12:25, 27/07/2023
A+ Aa A-

Një video është bërë virale në internet në të cilën pretendohet se shfaqet momenti kur një raketë britanike Starstreak, e cila përdoret nga forcat ukrainase, ka rrëzuar një helikopter rus.

Helikopteri Ka-52 Alligator goditet nga një raketë tokë-ajër dhe shpërthen në flakë. Brenda pak sekondave ai përplaset në tokë.

Daily Mail pretendon se një nga komandantët kryesorë të Putinit ishte brenda në helikopter dhe ka ndërruar jetë.

Ndërkohë, raketa mendohet të jetë lëshuar nga një tank Stormer, i cili i është dhuruar forcave ukrainase nga Britania gjatë vitit të fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco