Përfshihet në aksident të 4-fishtë Guvernatori i Floridas, Ron DeSantis

Përfshihet në aksident të 4-fishtë Guvernatori i Floridas, Ron DeSantis

16:45, 25/07/2023
A+ Aa A-

Guvernatori i Floridas dhe njëherazi kandidati për nominimin presidencial republikan për vitin 2024, Ron DeSantis, është përfshirë në një aksident automobilistik.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, guvernatori i Floridës u përfshi në një aksident në Tenesi të marten.

Sekretari për shtyp i fushatës së tij, njoftoi se DeSantis nuk është lënduar si pasojë e aksidentit.

“Këtë mëngjes, guvernatori u përfshi në një aksident me makinë ndërsa po udhëtonte për në një ngjarje në Chattanooga, Tennessee,” tha Bryan Griffin.

Ai dhe ekipi i tij janë të padëmtuar”, shtoi ai.

Në aksident u përfshinë katër makina të cilat ishin në autokolonë dhe u përplasën me njëra-tjetrën.

Bëhet me dije se një anëtar i stafit kishte pësuar një lëndim të lehtë, ndërkohë që guvernatori po vijon me axhendën e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco